'La Decima', Real Madrid realizon endrren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madridi i dha fund pritjes për kupën e 10, falë golave të Sergio Ramos, Gareth Bale, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo. Real Madridi është kurorëzuar kampion i Europës për herë të 10, pas fitores 4-1 kundër kundërshtarëve të qytetit, Atletico Madrid, të shtunën në mbrëmje. “Los Blancos” duket se po dorëzoheshin pas golit të Diego Godin në pjesën e parë, por Sergio Ramos barazoi rezultatin vetëm 90 sekonda përpara mbarimit të ndeshjes. Skuadra e Carlo Ancelottit realizoi më pas ëndrrën për “La Decima” falë golave në kohët shtesë të Gareth Bale, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo.
Skuadra spanjolle fitoj edicionin e parë në pesë radhazi të Kupës Europiane, duke mundur Stade de Reims në finalen e vitit 1956 në stadiumin “Parc des Princes”. Kupën e pestë radhazi në Europë, Reali do ta fitonte në vitin 1960 kur mundën me rezultatin 7-3 Eintracht Frankfurt, në “Glasgow’s Hampden Park”. Legjendat që vazhdojnë të kujtohen nga ajo kohë janë Alfredo di Stefano, Ferenc Puskas dhe Francisco Gento.
Madridi humbi dy nga katër finalet e radhës kundër Benficas dhe Interit, por ata rrëmbyen suksesin e gjashtë në 1966 pas fitores 2-1 ndaj Partizanit të Beogradit në Bruksel. Gjithsesi, Reali nuk do të fitonte asnjë kupë europiane përpara se kompeticioni të quhej Champions League, duke humbur mundësinë e radhës në finalen e Parisit në vitin 1981 kur u mposhtën 1-0 nga Liverpool.
Por skuadra e Santiago Bernabeut do të thyente “mallkimin” 32 vjeçar, kur mundën 1-0 Juventusin në finalen e Amsterdamit më 1998. Madridi triumfoi sërish në 2000 duke mposhtur Valencian 3-0 në finalen spanjolle dhe titulli i tyre i 9 erdhi dy vite më vonë kur ata mundën Bayer Leverkusen 2-1, falë sulmuesit fantastik Zinedine Zidane. Që prej 2002, Reali nuk kishte arritur sërish në finale, por më në fund “La Decima” u fitua këtë vit në Lisbon, pas fitores 4-1 të arritur kundër Atleticos.