e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Si finale me Kukësin, Teuta grumbullohet 2 ditë para sfidës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Si finale me Kukësin, Teuta grumbullohet 2 ditë para sfidës

Teuta "ngujohet" 48 orë para ndeshjes. Durrsakët janë duke e vlerësuar si një finale të parakohshme përballjen me Kukësin rival dhe për këtë motiv janë grumbulluar që dje.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Nga ana tjetër është vendosur që të shmangen edhe deklaratat për mediat, pasi që të gjithë duan që vëmendja të jetë e përqendruar vetëm tek ai 90-minutësh që luhet të shtunën në orën 19:00.

Për vetë pozitat që kanë të dy ekipet, kjo sfidë po trajtohet si tejet e vështirë. Ndaj si drejtuesit, ashtu edhe stafi teknik janë duke marrë që të gjitha masat e nevojshme për t'u krijuar lojtarëve komoditetin dhe qetësinë e duhur. Gjatë seancës së djeshme, veç përgatitjeve në fushë, ka pasur edhe porosi të shumta.

Skuadra ka punuar ndjeshëm me kontrollin e topit, por dhe saktësinë në pasime. Futbollistëve u është kërkuar që të luajnë në bllok, duke mbrojtur dhe sulmuar që të gjithë së bashku. Trajneri i ka këshilluar të tijtë që të kenë kujdes, pasi çdo gabim mund t'i ndëshkonte edhe në momentin më të mirë.

Kalendari është gjithmonë edhe më i vështirë, por ekipi durrsak po i bën llogaritë duke i marrë ndeshjet një e nga një. Grupi i plotë para këtij dueli i jep luksin kreut të pankinës së durrsakëve që të zgjedhë më të mirët në fushë. Megjithatë, veç gjithë këtyre faktorëve që shtojnë optimizmin pas kësaj sfide europiane, te Teuta presin edhe mbështetjen e tifozëve.

Shkallët e stadiumit kanë qenë thuajse të boshatisura këto javë, ndaj dhe vetë klubi bën apel që kundër Kukësit, "Niko Dovana" të tejmbushjet. Prania e lojtari të 12-të do të ishte një armë plus për futbollistët, që e kanë më shumë se qartë që nga kjo sfidë duhet veçse fitore.

Rreshtimi - Gugash Magani gjatë seancës se djeshme ka provuar disa skema të ndryshme. Ai e ka nisur me një 4-4- 2 të pastër dhe më pas ka ndryshuar vendosje në 4-3-1-2 me Lenën mbrapa sulmuesve, Magani dhe Xhonatan.

Lojtarët i ka alternuar, pasi më vonë ka vendosur Çyrbjan në krah, por edhe Kadriun, ndërsa në anën tjetër Lamçen dhe Xhonatan. Në mesin e fushës Hodo dhe Hila janë në avantazh kundrejt Hysenit. Sa i përket mbrojtjes dhe portës nuk ka lëvizje, pasi do t'i besohet Moçkës. Sakaq, në mbrojtje do rreshtohen Lukiç, Shkalla, R. Hoxha dhe Kotobelli.