e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep vlerëson Atletikon: Janë si Reali dhe Barça

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep vlerëson Atletikon: Janë si Reali dhe Barça
Trajneri i Bajernit, Pep Guardiola ka folur për përballjen në gjysmëfinale me Atletikon. Ai deklaron se Atletiko Madrid është një skuadër aq e fortë sa Barcelona dhe Real Madrid.pep guardiola
"Skuadrat spanjolle kanë qenë gjithmonë në kulmin e lojës së tyre në garat europiane në vitet e fundit. E kam ndjekur me vëmendje La Ligën në vitet e fundit, e di sa të mirë janë rivalët tanë.
Njerëzit gjithmonë flasin për Real Madridin e Barcelonës, por ky ekip ka qenë në atë në nivel në pesë vitet e fundit. Ata janë të barabarta me Real Madridin dhe Barcelonën dhe sigurisht nuk do e kemi aspak të lehtë", u shpreh ai.