Si e ndryshoi Mançini Interin me dy lëvizje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për të rikthyer buzëqeshjen tek interistët, Mançinit i është dashur që të ndryshojë planet që kishte bërë në fillim të kampionatit. Nuk është një rastësi që tani zikaltrit nuk konsiderohen një ekip kameleon (që luan dhe rreshtohet si ekipi që ka përballë).
Muajin e fundit Roberto Mançini ka ndryshuar sërish ekipin, por kësaj here ka preferuar që të mos kthehet më pas.
Moduli - Nëse tani Interi po korr sukses, e bën sepse tani (në muajin e fundit) Manço nuk "luan" më me formacionin. Tani 51- vjeçari nuk dëfrehet duke zgjedhur lojtarët dhe modulin në bazë të ekipit që ka përballë. Tani ai ndryshon modul (4-2-3-1 kthehet shpesh në 4-3-3) vetëm në rast dëmtimesh apo pezullimesh. Tani nuk ka më mbrojtje me tre lojtarë apo mesfushë "romb".
Jo rrotacionit - Tani Mançini ka habitur edhe me zgjedhjet që ka bërë sa u përket lojtarëve që ka zgjedhur për të sfiduar ekipet rivale. Edhe pse mund të duket e habitshme, tani mund të thuhet se Mançini ka "të besuarit" e tij. Në mbrojtje nga krahët luajnë rregullisht.
D'Ambrozio dhe Nagatomo - Manço ka "harruar" Santonin dhe Aleks Tejesin, të cilëve do t'u duhet të kërkojnë një ekip të ri (braziliani do të kthehet në Turqi te Gallata). Tani Mançini ka sy vetëm për Mirandën, Murijon, D'Ambrozion dhe Nagatomon.
Edhe në mesfushë ekziston një hierarki e saktë. Titullar fiks është Geri Medel. Mesfushori nga Kili shihet si i paprekshëm. Ndërkohë që për një vend pranë tij rivalizojnë Brozoviç dhe Kondogbia. Si kroati dhe francezi shikohen me sy të mirë nga Manço që pritet t'i mbajë të tre lojtarët vitin që vjen. Në këtë repart, ai që është "fshirë" quhet Felipe Melo.
Siguritë e sulmit - Sa i përket repartit sulmues, Mançini ka vetëm një pikë referimi. Ivan Perisiç ka vendin e sigurt si trekuartist i majtë. Ndërsa në të djathtë e njëjta gjë mund të thuhet për Ederin. Në majën e sulmit shikohet si i sigurt vetëm Ikardi, ndërsa pas tij luan Ljajiç.
Planet - Pjesë e planeve të Interit nuk është Adem Ljajiç. Lojtari, i cili u huazua me drejtë blerjeje gjatë verës të kaluar duket se nuk do të blihet te Roma. Serbi është i vështirë për t'u administruar nga Manço, i cili, ashtu siç bëri me kokëfortë të tjerë, do ta kthejë në kryeqytet. Ljajiç ka bezdisur teknikun me sjelljen që ka bërë sa herë e ka ulur në pankinë.