Baka ka karakter të ashpër, kërkon të jetë gjithmonë titullar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Karlos Baka nuk është siç e shikoni në televizor. Pas fytyrës së djalit të mirë fshihet një lojtar shumë i vështirë për t'u administruar.
Një përshtypje të tillë ka trajneri aktual i Sevijës, Unai Emeri, i cili me Bakën në sulm ndërtoi triumfet e njëpasnjëshme në Ligën e Europës.
"Karlos Baka ishte prej atyre lojtarëve që të vinin kundër të gjithë lojtarët. Një herë e zëvendësova në minutën e 60- të pasi doja që të pushonte. Kur shkova në dhomat e zhveshjes e pyeta nëse gjithçka shkonte mirë dhe ai m'u përgjigj duke mërmëritur.
Atë ditë ai nuk pranoi që të futej në ujë të akullt (rit i detyrueshëm për çdo lojtar) dhe të nesërmen i kërkova arsyen e refuzimit. Më tha se nuk kishte pasur nevojë, pasi nuk ndihej i lodhur.
Aty u nevrikosa dhe i thashë që të merrte gjërat e veta dhe të nisej për në shtëpi e të kthehej të mërkurën nëse do të donte. Ai iku me të vërtetë.
Të nesërmen më kërkoi falje", ishte rrëfimi i Unai Emerit. Numri një i pankinës së ekipit andaluz në fund tha se Bakën e vlerësonte shumë, edhe pse kur e linte në stol nuk e shikonte dot në sy, pasi e dinte se lojtari e "sfidonte" duke e parë me inat.