e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Klauzolë 100 mln për Higuainin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klauzolë 100 mln  për Higuainin

Një dashuri që mund të vazhdojë, ose të paktën kështu shpreson Aurelio De Laurentis. Sipas "La Repubblica"-s, presidenti i Napolit është duke menduar për rinovimin e Higuainit, i cili është protagonisti kryesor i skuadrës napolitane në këtë sezon.Higuain Kontrata e futbollistit me Napolin skadon në vitin 2018 dhe klauzola për largimin e tij është 94 milionë euro. De Laurentis kërkon t'ia rinovojë kontratën "Pipita"-s deri në vitin 2020 dhe klauzola për largimin e tij nga Napoli do të jetë 100 milionë euro.

Ndërkohë, Higuain do të përfitojë 7.5 milionë euro në vit. Ofertat- Higuain i pëlqen gjysmës së Europës dhe gjatë këtij sezoni ka treguar se është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Atë janë duke e vëzhguar Bajerni, Mançesteri, por edhe Reali kërkon ta rikthejë sërish. Pa harruar edhe Çelsin e Antonio Kontes, i cili e vlerëson shumë futbollistin e Napolit. Duke u trembur nga ky fakt, Napoli po mendon të bëjë gjithçka të jetë e mundur për të mos lejuar largimin e argjentinasit, ose në një rast largimi të përfitojë 100 milionë euro.