Berluskoni presion Mihës: Dua Lokatelin titullar!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Silvio Berluskoni pre tendon që Sinisha Mihajloviç t'i plotësojë një dëshirë të fundit. Serbi është në javët e fundit në pankinën kuqezi dhe tani i është kërkuar që të promovojë një talent.
Dëshira e "Kavalierit" - Manuel Lokateli është lojtari për të cilin Silvio Berluskoni ka kërkuar më shumë konsideratë. 18-vjeçari nga Leko shikohet si Donaruma i ardhshëm nga presidenti, i cili i ka kërkuar Sinishës që t'i japë më shumë minuta loje "regjisorit".
"Kavalieri" gjithmonë ka kritikuar Milanin e Mihës se i mungon loja. Ai tani është i bindur se për të zgjidhur këtë problem nuk duhet që të shpenzojë asnjë euro. Lokateli është lojtari që mund të caktojë ritmin dhe kohët e lojës së "Djallit" për Berluskonin.
Pas ndeshjes me Lacion, kur presidentin e pyetën për Montolivon, u përgjigj: "'Regjisori' në mesfushë është fondamental. Ne kemi tek ekipet e të rinjve të djalosh të jashtëzakonshëm. Ai quhet Lokateli dhe unë shpresoj shumë që një ditë të bëhet një mesfushor qendre i klasit botëror".
Lamtumira - Largimi i Mihës nga Milani duket se është vetëm çështje kohe. Pas barazimit me Lacion, Miha u pyet nëse mbante mend herën e fundit që kishte marrë komplimentet e presidentit. "Sigurisht, ka pasur më shumë raste kur ai nuk ka qenë i lumtur me paraqitjet tona. Por në derbin e parë që humbëm, me sa kuptova, i kishte pëlqyer loja...", ishte përgjigjja e serbit.