e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shvajni: Iker s’kishte shans qe te me ndalte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shvajni: Iker s’kishte shans qe te me ndalte
Ishte nje nga heronjte e Bajernit. Edhe pse jo ende ne 100% te formes se tij fizike, pas rikthimit nga demtimi ne kavilje, “Tigri” u dhuroi finalen e shtepise 4 here kampioneve te Evropes me ekzekutimin e sakte te 11- metershit te fundit perballe Iker Kasijasit. Kapiteni i Realit hipnotizoi Toni Krosin dhe kapitenin Filip Lahm përpara pikës së bardhë, duke rikthyer 9 herë kampionët e Evropës në valle, por jo aq sa për të ndalur mesfushorin bavarez. Bastian Shvajnshtaiger është në qiellin e shtatë pas këtij suksesi. Zv/ kapiteni nuk e mohon se në “Santiago Bernabeu” përjetoi një mbrëmje të magjishme. “Jemi të sfilitur, por të lumtur. Të eliminosh Realin e Madridit dhe të shkosh në finale me penallti është e jashtëzakonshme. Emocione të papërballueshme.

Jemi të dërrmuar fizikisht pas këtyre 120 minutave, por gëzimi mposht gjithçka, përfshirë edhe lodhjen”, – ishin fjalët e zv/kapitenit të Bajernit menjëherë pas triumfit. Lideri shtoi më tej: “Nuk e di se ku i gjetëm ende fuqitë për të vrapuar. Ishte një mrekulli”. Për 28-vjeçarin të luash në shtëpi ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për një klub evropian, mbetet një ëndërr më vete: “Ishte një dhuratë që ia kishim borxh presidentit Uli Hënes. Ai është njeriu që ka dhënë jetën për këtë klub dhe e meritonte diçka të tillë. Nuk ka emocion më të mrekullueshëm për gjithë tifozët që pritet të jenë në stadiumin e Mynihut”. Në fund Bastian flet dhe për penalltinë e fundit që vulosi triumfin: “Ishte një moment kur e humba disi përqendrimin, por fatmirësisht gjeta kohën përpara se ta shkelmoja topin për ta kontrolluar situatën. Në kokë e kisha vendosur. Atë top do ta dërgoja në rrjetë dhe askush nuk mund të më pengonte. Edhe pse Kasijas ishte në një mbrëmje të mrekullueshme arrita ta mposht. Luajtëm më mirë gjatë 90 minutave dhe merituam më shumë se spanjollët të shkonim në finale”.