Murinjo: Nuk na eliminoi Ronaldo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Ky është futbolli. Lojtarët ishin fan tastikë dhe treguan një mentalitet fituesi të jashtëzakonshëm. Përballë kishim një rival që kundrejt nesh kishte rreth dy javë që kishte marrë pushimet në kampionatin e vet dhe në fushë ishte më energjik. Pavarësisht kësaj, na mungoi vetëm pak për të arritur maksimumin nga kjo ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ishte një sfidë madhështore, më e luftuar se kurrë taktikisht, me një intensitet emocional vërtet të madh. Mbase, paracaktimi i shpejtë i rezultatit 2-1 ishte ai që na prishi më tepër punë, sepse fillimisht Bajerni dhe më pas ne u frikësuam që të mos bënim ndonjë gabim që mund të na kushtonte shtrenjtë”. Ishte kjo analiza e parë e Zhoze Murinjos pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Realit të Madridit mbron ekipin e tij dhe si gjithmonë nuk kishte sesi të harronte të thumbonte edhe Barcelonën. “Jemi shumë të trishtuar dhe nuk mund ta mohoj këtë fakt, por mbase dikush tjetër është i lumtur për fatin tonë. Unë fitoja dy vite më parë kundrejt këtij Bajerni, por këtë herë fati ishte me ta dhe jo më me mua, me skuadrën time, e cila e ritheksoj që ishte fantastike. Kjo humbje më pikëllon më shumë për mërzinë që ka pushtuar skuadrën time, ndërsa unë duhet të qëndroj i fortë dhe nuk dua të qaj. Ky është momenti kur një ekip tregon se është i fortë, dhe unë e di që të tillë janë të gjithë lojtarët e mi.
Tani kemi rastin të fitojmë kampionatin, atë titull që Ronaldo na e dhuroi me golin e tij kundër Barcelonës. Penalltia e humbur e Ronaldos? Edhe atij duhet t’i vinte koha të gabonte. Të martën i qëlloi Mesit, ndërsa Ronaldo gaboi kundër Bajernit. Këto janë gjëra që u ndodhin edhe dy futbollistëve më të mirë në botë, ndonëse për mendimin tim sivjet Ronaldo ishte superior kundrejt Mesit, ashtu sikurse Reali kundrejt Barcelonës. Momenti i dyshimtë i Graneros? Fola me të pas ndeshjes dhe ai më tha se kishte kontakt, ndaj nuk dua të them më asgjë për këtë episod, por ia lë Madridit ta vlerësojë atë. E ardhmja ime? Do vazhdoj ende të drejtoj Realin e Madridit”, – përfundoi Zhoze Murinjo.