'Askush ne bote nuk mund te luante si ne ne Madrid'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Bajernit të Mynihut nuk nguron të shkelë gazin dhe të jetë ekzaltues me deklaratat e tij, të cilat mbase nuk mund t’i pëlqejnë shumë Zhoze Murinjos. Jup Hejnkes është i bindur se lojtarët e tij ishin superiorë jo vetëm në ndeshjen e parë të fituar në Mynih, por edhe në 120 minutat e “Santiago Bernabeut”: “Nëse e analizojmë ndeshjen në detaje, nga sekonda e parë e deri në minutën e 120-të, nuk kam as më të voglin dyshim kur them se Bajerni e meritonte finalen më shumë se Reali i Madridit. Ky ishte një takim i frikshëm për nga emocionet fantastike që dhuroi. Unë jam i mahnitur dhe e përgëzoj ekipin për reagimin që pati pas rezultatit 2-0.
Pas golit të parë kishim mundësinë që të barazonim menjëherë, por pas 2-0 morëm lojën në dorë dhe luajtëm një futboll fantastik, të denjë për një finaliste të Ligës së Kampioneve. Edhe njëherë tjetër, kjo skuadër tregoi se ka maturinë e duhur për t’u bërë ballë sfidave dhe momenteve të vështira të sezonit. Vështirë se dikush tjetër do të kishte bërë një ndeshje më të madhe se ne në ‘Santiago Bernabeu’. Tani, pasi të festojmë një fitore të merituar, do të nisim të mendojmë për Çelsin. Finalja? Luajmë përpara publikut tonë, por kjo nuk do të thotë se jemi favoritë. Askush nuk vjen me fat në finale, por kemi kohë ta vlerësojmë këtë ndeshje”, tha pas kualifikimit trajneri i gjigandëve të Bundesligës.