Shulku: Viti 2015 ishte i suksesshëm edhe për financat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2015 të FSHF-së, vend të veçantë ka zënë edhe raporti financiar i vitit 2015.
Në përmbledhje të shifrave kryesore të vitit të shkuar, sekretari i Përgjithshëm i institucionit të futbollit në vend ka nënvizuar suksesin edhe në këtë sektor.
Sipas materialit të referuar nga Ilir Shulku, ky sektor ka pasur nota pozitive. "Nga pikëpamja financiare, viti 2015 ka qenë i suksesshëm.
Rritja e të ardhurave të marra nga UEFA dhe Qeveria Shqiptare, mbajtja nën kontroll e shpenzimeve, si dhe ulja e tyre në disa zëra, bëri që të shpenzohet në zërin e investimeve shuma prej 1,327,704 mijë lekë (të rinj) duke përfshirë në investime jo vetëm rikonstruksionin e stadiumit 'Loro Boriçi' të qytetit të Shkodrës.
Gjithashtu perfshin edhe ndërtimin e pistës së atletikës në stadiumin e qytetit të Elbasanit, por edhe projekte të tjera për rikonstruksionin e fushave dhe stadiumeve si ai i qytetit të Ballshit, Laçit, Gjirokastrës, Fierit, stadiumi 'Selman Stërmasi', shoqata e të verbërve etj", shkruhej në referimin e bilancit ekonomik, referuar nga Shulku.