e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

PAOK largon Tudorin, Ergys Kaçe tashmë me trajner serb

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
PAOK largon Tudorin, Ergys Kaçe tashmë me trajner serb

Rezultatet e dobëta dhe forma aspak e mirë e skuadrës greke kanë bërë një "kurban". Igor Tudor është shkarkuar nga posti i trajnerit të PAOK.kace Skuadra në të cilën luan Ergys Kaçe ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien me ish-futbollistin kroat, për shkak të rezultateve jo të kënaqshme që ishte duke marrë ekipi nën drejtimin e tij.

PAOK është 29 pikë larg vendit të parë dhe nuk ka asnjë shans për të synuar titullin, ndërkohë që e largët dhe thuajse e pamundur është edhe mundësia për Ligën e Kampionëve.

Vladimir Iviç është emri që do të jetë në krye të ekipit grek tashmë. Serbi është një nga trajnerët e akademisë dhe ekipeve të moshave në këtë klub, të cilit do t'i besohet ekipi deri në fund të sezonit.