e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shtypi tall Zvicren, u kendojne himn shqip: Dielli del, per me u que prej gjumi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shtypi tall Zvicren, u kendojne himn shqip: Dielli del, per me u que prej gjumi

Gazetat zvicerane janë treguar jo pak kritike ndaj ekipit të tyre që humbi dje thellë ndaj Francës. Gazeta zvicerane “20 minutes” ka nxjerrë një karikaturë të lojtarëve të kombëtares duke i krahasuar me gjumashë që mezi mbahen në këmbë me një sy hap e një mbyllur, shkruan “Presheva Jonë”.

Në kokë të karikaturës u këndohet himni në gjuhën shqipe. Kjo duket jo pa qëllim nga gazeta e cila ndoshta është mbështetur në faktin se skuadra ka shumë lojtarë me kombësi shqiptare. “Dilli del në bregjet tona, për me u que prej gjumi mirë…”, është një pjesë e himnit që sipas zviceranes duhet të zëvëndësojë himnin e kombëtares së tyre tanimë.

Shtypi zviceran shprehet ndër të tjera se skuadra e tyre u fundos përballë gjelave.

Në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës, Zvicrën e kanë “shpëtuar” dy golat e shënuar pranë fundit të ndeshjes nga dy shqiptarët, Xhemaili dhe Xhaka të cilët nuk ishin në gjumë. Gazetat e theksojnë se dhe dy golat e shënuar u bënë nga shqiptarët.