e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shaqiri: Pse gjithmone une?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shaqiri: Pse gjithmone une?

Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ndjen se po kritikohet më shumë se që duhet për paraqitjet me Zvicrën në Brazil. Ai thotë se nuk është gjithmonë faji i tij nëse skuadra humb. Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj kritikave ndaj tij.

Në një intervistë për Blick, Xherdani theksoi se i duket e padrejtë që ai ҫdoherë të jetë njeriu më i kritikuar në skuadër pas ndonjë humbjeje.

“Ne kemi lojtarë të mjaftueshëm në skuadër të cilët mund të jenë vendimtar, jo vetëm unë. Ka të bëj me skuadrën, gjithmonë. Unë ndihem rahat”, u shpreh Shaqiri.

“Ajo që më pengon mua është se unë kritikohem shumë kur diҫka nuk funksionon. Unë jam i njëjtë sikur të gjithë të tjerët”, shtoi tutje anëtari i Bayern Munichut. Ky i fundit njoftoi se është plotësisht i gatshëm, përkundër tri lëndimeve muskulore që pati këtë vit.