e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Italia, kualifikimi kalon nga Kosta Rika

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Italia, kualifikimi kalon nga Kosta Rika

Pas fitores ndaj Anglisë me rezultatin 2-1, në rrugën e 4 herë kampionëve të botës drejt 1/16-ve shfaqet Kosta Rika, e cila surprizoi në ndeshjen e parë të fituar ndaj Uruguait me rezultatin 3-1. “Të kaltrit” në këtë sfidë paraqiten me dy mungesa kryesore, Barzagli në mbrojtje dhe Verrati në mesfushë. Kjo i vështirëson punët e teknikut Prandelli, që në ndeshjen ndaj ishullorëve besoi tek mbrojtësi juventin dhe fantazisti i PSG-së. Bonucci dhe Thiago Motta janë gati të marrin vendin e të dëmtuarve dhe të udhëheqin italianët drejt fitores. Në portë rikonfirmohet Sirigu, në sulm sërish Supermario Balloteli, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbetet e njëjtë si në sfidën ndaj Anglisë. Prandelli në deklaratën për shtyp të pragsfidës është shprehur se Balloteli është lojtari plus që Italia ka në këtë botëror.

''Shpeshherë kemi thënë që është i papjekur, që ka nevojë për eksperiencë, por sot e them me bindje të plotë, Balloteli është arma jonë shtesë. Është një lojtar që bën diferencën në fushë. Ai është i aftë të depërtojë i vetëm në mbrojtjet kundërshtare”, – tha Prandelli. Supermario është komplimentuar edhe nga tekniku i Chelsea, Mbrinjo, me të cilin ka pasur edhe konflikte. “Ka këmbë magjike, është i fuqishëm, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, vetëm pak pjekuri më shumë i mungon”, – ka thënë Murinjo. Vetë Balloteli ka thënë se nuk i frikësohet asnjë skuadre, e rëndësishme është që ai të jetë pjesë e finales. “Të luash në kampionatin botëror të futbollit është fantastike. Sa i takon finales, rëndësi ka të jetë Italia, emri i kundërshtarit i parëndësishëm”, – është shprehur ai. Ndeshja mes Italisë dhe Kosta Rikës do të luhet sot në orën 18:00’, në stadiumin “Pernabuco” të qytetit Refice. Mes tyre rezulton vetëm një ndeshje zyrtare, për më tepër e fituar nga europianët me rezultatin 1-0.