e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Balotelli kerkon puthje nga mbreteresha e Britanise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Balotelli kerkon puthje nga mbreteresha e Britanise

Mario Balotelli nuk di të ndalet me provokimet e tij dhe kësaj herë pjesë e shakave të sulmuesit italian është bërë mbretëresha Elisabet. Në një postim në Twitter, Balotelli ka vendosur një kusht për anglezët në rast se Italia mposht Kosta Rikën duke ndihmuar kalimin e Anglisë në fazën tjetër, ai këkron një puthje… në faqe nga mbretëresha e tyre. “Nëse mundim Kosta Rikën unë dua një puthje, sigurisht në faqe, nga mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Balotelli.

Italia do të përballet sot mbasdite me Kosta Rikën në ndeshjen e dytë në Grupin D dhe në rast se italianët fitojnë në këtë ndeshje marrin kryesimin e grupit dhe shpresat e anglezëve rriten për një kualifkim në ndeshjen e fundit që ata kanë ndaj Kosta Rikës.