e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Maradona shperthen: Fifa 'e korruptuar' per rryshfetet e Katar 2022

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Maradona shperthen: Fifa 'e korruptuar' per rryshfetet e Katar 2022

Legjenda e futbollit Diego Maradona ka goditur përsëri Presidentin e FIFA Joseph Blater, duke e akuzuar atë për marrjen e ‘4000 milion dollarëve pa bërë asgjë ‘. Ish-ylli i Barcelonës dhe Argjentinës ka akuzuar më parë FIFA për korrupsion pas akuzave të kohëve të fundit botuar në Sunday Times qe pohuan se Katar ka siguruar ofertën e Kupës së Botës për 2022, duke blerë votat e delegatëve.

‘Unë shpresoj që futbolli të kthehet sërish në një lojë zbavitëse larg ryshfetit dhe korrupsionit. Është për të ardhur keq që ka futbollistë brenda FIFA sikundër janë (presidenti i UEFA-s Michel) Platini, që janë dorëzuar, ‘u ankua Maradona.

Maradona është  i fundit që kritikon udhëheqjen Blater-së të trupit botërore të futbollit. Ai vazhdoi: ‘Fifa shumëkombëshe po gënjen.

‘Bill Gates ishte i pasur sepse ai i fitoi paratë, Blatter merr 4000 milion dollarë pa bërë asgjë! Si mundet që fituesit e Kupës së Botës të fitojnë vetëm 35 milion dollarë në qoftë se FIFA fiton 4000 milion dollarë?, ‘ citohet të ketë thënë Maradona nga AS.

Në fillim të këtij viti të tjerë futbollist fisnikë si Romario kanë akuzuar gjithashtu Blater për korrupsion.

” Ne nuk mund të presim asgjë nga FIFA, ku ne kemi një shantazhist të quajtur Valcke dhe një të korrutpuar të quajtur Blater.

‘Ne kemi shpenzuar një shumë absurde për Kupën e Botës dhe duke vijuar kështu gjërat do të përkeqësohen . Brazili ka shumë hajdutë, kjo është e vërteta. ‘

Ndërkohë, Blater kohët e fundit mbrojti vendimin e FIFA për ti dhënë Katar-it të drejtat e mikpritjes për 2022 duke pretenduar se ‘akuzat e Katar janë raciste ‘.

‘Ne kemi parë se çfarë ka botuar shtypi britanik. Unë nuk e di se kush është logjika pas kësaj, por ne duhet të mbajmë unitet. Ata duan të shkatërrojnë, jo lojën, por ata duan të shkatërrojnë institucionin, sepse institucioni jonë është i fortë dhe është kaq i fortë sa ne jemi të sigurtë se ata nuk do munden ta shkatërrojnë,’ tha ai.