Shtohet zerat per trukimin e Superliges Kukesi pagoi 100 mije euro per kater fitore me Vllaznine

Shtohet zerat per trukimin e Superliges: 'Kukesi pagoi 100 mije euro per kater fitore me Vllaznine'

Humbja e fundit e Vllaznisë në “Loro Boriçi” kundër Kukësit ka marrë vëmëndjen edhe të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në të cilën anëtari i tij Eugen Vaso ka akuzuar për trukim të ndeshjes Ai ka thënë se Kukësi ka paguar 100 mijë euro për katër fitoret në këtë kampionat ndaj kuqebluve, raporton Sport News.

Por, ndërsa këto akuza nuk kanë marrë ende një reagim zyrtar të klubit Vllaznia, i menjehershëm ka qenë ai nga kampi kuksian, që nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka konsideruar “akuzat e këshilltarit të bashkisë Shkodër si të pabaza, të shëmtuara dhe që synojnë përbaltjen e imazhit të Kukësit”.

Në kundërpërgjigjen e tij klubi kuksian thekson se Vllaznia si djepi i futbollit shqiptar nuk shitet dhe nuk blihet me euro dhe se duartrokitjet në fundin e takimit mbysin cdo zë dashakeqës për të dy ekipet. Në fakt nuk është vetëm Vaso që ka ngritur dyshime se Kukësi i ka blerë ndeshjet me Vllazninë. Në medie të ndryshme është përfolur për këtë gjë. Kampionati shqiptar u trondit këtë javë nga trukimet e hapura në ndeshjet Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani. Por, nëse në këto dy ndeshje u bënë tolerime në mënyrë flagrante, edhe në Shkodër, por dhe në ndeshjen Elbasani-Skënderbeu, ka dyshime të forta se ka pasur tolerime në favor të Kukësit dhe Skënderbeut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama