Nuk merr rrogen prej 7 muajsh Kasano iken nga Parma e Tacit

Nuk merr rrogen prej 7 muajsh Kasano iken nga Parma e Tacit

Ylli i Parmës Antonio Kasano ka ndërprerë kontratën e tij me ekipin emilian, dhe shkak kër për këtë është bërë mosmarrja e pagesës prej rreth 7 muajsh. Vetëm tre ditë pasi kishte kallëzuar ekipin e tij, për këtë fakt, Kasano rikthehet sërish protagonist, këtë radhë duke prishur kontratën e tij ekzistuese dhe rikthimin e tij në merkato. 

 “I dhashë fund një agonie. Nuk kam probleme me qytetin apo me shokët e ekipit. Thjesht i dhashë fund një tallje që vazhdonte prej 7 muajsh, kohë gjatë të cilës nuk kemi marrë pagën. Pra nuk e kam problem që po heq dorë nga 4 milion euro rrogë, dhe pas 15 vitesh karrierë nuk dua të ia di” është shprehur Kasano gjatë një emisioni televiziv.

Sa i përket planeve për të ardhmen futbollisti italian ka treguar se nëse vjen ndonjë ofertë e mirë atëherë do ta shqyrtojë, në të kundërt është i gatshëm që të “varë këpucët në gozhdë”.

Ekipi i Parmës vuan prej kohësh një krizë ekonomike, që ka të bëjë me mos pagesën e taksave, ndërsa së fundmi ekipi emiljan është blerë nga biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Por pavarësisht kësaj, ende klubi italian vuan krizën ekonomike e shoqëruar edhe me atë në rezultate, ku momentalisht renditet në fundin e tabelës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama