Prokuroria nis hetimet per ndeshjen Flamurtari-Teuta

Prokuroria nis hetimet per ndeshjen Flamurtari-Teuta

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, e luajtur të shtunën në Vlorë, do të hetohet nga Prokuroria pasi dyshohet se është trukuar. Mësohet se oficerë të policisë gjyqësore, kanë udhëtuar sot drejt qytetit bregdetar, ku pritet të marrin filmimet gjatë ndeshjes të bëra nga kamerat e sigurisë së stadiumit.

Në këtë rast, akuza është ajo e paracaktimit të rezultateve të ndeshjeve sportive. Ndeshja, e cila u shndërrua në një skandal në futbollin shqiptar, u karakterizua në kohën shtesë të saj nga veprime qesharake dhe të çuditshme të futbollistëve durrsakë në fushë, të cilët ia “hapën” portën Flamurtarit për të shënuar golin e fitores. Ndërkohë, edhe Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pritet të dalë me një vendim për këtë ndeshje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama