FIFA Blater kandidon per mandatin e peste

FIFA, Blater kandidon per mandatin e peste

Zvicerani Sep Blater konfirmoi se do të kandidojë për mandatin e pestë në krye të FIFA-s gjatë zgjedhjeve që do të mbahen në muaji maj. Përballë kreut aktual të qeverisë së futbollit botëror, do të jenë Jerome Champagne, Princi i Jordanisë, Ali Bin Hussein dhe ish-sulmuesin e Totenhemit, David Ginola. Në një intervistë dhënë për CNN, 78-vjeçari theksoi se vendosi për rikandidimin pas bisedave që ka zhvilluar me disa federata. Gjithsesi, në këndvështrimin e Blaterit, të gjitha kandidaturat që do të vendosen përballë tij, kanë një mbështetje të veçantë nga UEFA.

"E gjithë opozita kundër meje mbështetet nga zyrat me qendër në Nion. Kjo është e vërteta edhe pse ndoshta e papritur. Ata nuk kanë kurajë të më dalin përballë", tha Blater. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini nuk pranoi të hidhte kandidaturën e tij dhe sipas Blaterit është ai që po mbështet kandidatët e tjerë. Gjithsesi, numri 1 i FIFA-s bën thirrje që UEFA të ulë ritmin e sulmeve ndaj tij.

"Futbolli është një sport që luhet në grup prandaj le të luajmë si një skuadër e bashkuar. E ftoj UEFA-n dhe në veçanti drejtuesit e saj që të heqin dorë nga sulmet dhe të shijojnë lojën e futbollit që ka mesazh unitetin". Në fund diçka sa i përket të ardhmes pasi të lërë FIFA-në dhe kritikave që lëshohen shpesh në drejtim të tij.

“Është e pamundur t'i lumturosh të gjithë. Mua më pëlqejnë kritikat dhe i pres ngado që vijnë, por gjithçka duhet të përfundojë te kritika. Kur të tërhiqem do të punoj në radio, përherë e kam thënë këtë. Radio është më popullore se televizioni dhe do të më pëlqente shumë të punoja si reporter në radio", tha ai. Blateri është presidenti i tetë në radhë i FIFA-s. Ai u zgjodh për herë të parë më 8 qershor të vitit 1998 dhe u rizgjodh në vitin 2002, 2007 dhe 2011.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama