e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiptari qe pergatiti Kupen e Botes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptari qe pergatiti Kupen e Botes

Kur mbrëmë e gjithë bota i kishte sytë nga ndeshja finale e Kupës së Botës ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës, shumë pak njerëzve i ka shkuar mendja se ku është punuar kjo kupë, të cilën e kanë dëshiruar të gjitha ekipet pjesëmarrëse. E kontraktuar nga FIFA, firma zvicerane “Silbag AG” nga Lucerni, e specializuar për pastrim të arit dhe metaleve, ka kryer punimin e trofeut më të rëndësishëm futbollistik. E veçanta e gjithë kësaj është se në këtë firmë punon dhe shqiptari nga tetova Amir Abduli. Shqiptarit i është caktuar që të bëjë pastrimin e kësaj kupe, përpara se ajo të udhëtonte drejt Brazilit, njofton Dialogplus.