e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fjalet qe Low i tha Gotzes para shenimit te golit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fjalet qe Low i tha Gotzes para shenimit te golit

Mario Gotze do të zëvendësonte në minutën e 88, sulmuesin e Gjermanisë Miroslav Klose dhe në atë moment të paktë ishin ata që besonin se kjo lëvizje do ti jepte skuadrës gjermane titullin e katërt kampion bote.

Përpara se Gotze të hynte në fushën e lojës kamerat fokusuan një bisedë të shkurtër të lojtarit me tranjerin Joachim Loë. Pas ndeshjes ishte vetë tranjeri gjerman ai që ka zbuluar për mediat fjalët që i tha 22 vjeçarit gjatë momentit që ai priste të hynte në lojë.

“I thash Gotzes: Në rregull, tregoi botës që ti je më i mirë se Messi dhe mund të vendosës Kupën e Botës”, ka deklaruar Low.

“Gjithmonë kam pasur një ndjenjë të mirë për Gotze. Argjentina po bëhej gjithnjë e më shumë e lodhur, por ne kishim lojtarë të cilët mund të bënin diferencën. Gotze është një djalë i mrekullueshëm. E kam ditur se ai ishte në gjëndje të vendoste ndeshjen dhe ishte një fitore e madhe që ai shënoi. Në kohën shtesë ne kishin energjinë për të vazhduar përpara. Nuk donim të shkonim me penallti. Dëshironim që ndeshja të përfundonte përpara, prandaj i vendosëm ata në presion”, është shprehur tekniku gjerman.