Shqiptari kampion bote ne hokej
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptari Max Domi është shpallur kampion i botës në hokej me Kanadanë. Hokeisti shqiptar ka udhëhequr Kanadanë drejt një fitoreje emocionuese me rezultatin 5 me 4 në finalen kundër Rusisë. Max Domi është duke ndjekur hapat e të atit Tie Domi i cili gjithashtu ka qenë një hokeist. Domi dha një kontribut tejet të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij kundër Rusisë. Domi mori edhe çmimin si sulmuesi më i mirë i këtij turneu.