e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Maradona zhvlereson Messin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Maradona zhvlereson Messin

Paksa e çuditshme të dëgjosh një deklaratë të tillë nga Maradona që Messin e konsideronte pasardhësin e vet. “As Messi, As Ronaldo, Topin e Artë e meriton Manuel Neuer”, ka thënë Diego Armando Maradona në një intervistë. Maradona ka qenë trajneri i Argjentinës para disa viteve dhe ka patur një raport të shkëlqyer me Lionel Messin ndaj nuk kuptohet përse ai nuk e ka vlerësuar aspak bashkëkombasin e tij. Fituesi i Topit të Artë do të shpallet në 12 janar në Nyon të Zvicrës.