e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Curri 'kercenon' me arme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Curri 'kercenon' me arme

Natyrisht që nëse do të bëhej fjalë për ndonjë futbollist që luan në ndonjë kampionat dinjitoz do të ishin marrë masa drastike dhe ndonjë pezullim i mundshëm, por jemi në Shqipëri. Ish-futbollisti i kombëtares Debatik Curri ka pozuar me një pistoletë në dorë në një foto që është hedhur nga të afërmit e tij në rrjetin sociale Facebook. Nuk është hera e parë që Curri hedh foto që nuk i takojnë një futbollisti pasi më herët ka hedhur foto duke pirë puro, por kjo e fundit, me pistoletën në dorë është mjaft e rëndë. Në Angli u bë një çështje e madhe kur Wilshere, futbollisti i Arsenalit u fotografua duke pirë duhan, ndërsa Currit nuk i mjafto një cigare normale por konsumon puro. Më tepër se imazhin e një sportisti Curri përpiqet të përcjellë me anë të FB imazhin një personazhi western me puro dhe pistoleta.