Real Madrid e nis me humbje 2015-en (video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madrid e nisi me humbje vitin 2015, duke u mposhtur në fushën e Valencias, në kampionatin spanjoll. Skuadra kampione e Europës kaloi e para në epërsi, me golin e Kristiano Ronaldos me penallti, por nuk përballoi dot ekipin vendas, që luajti një pjesë të dytë shumë të mirë. Golat për fituesit u realizuan nga Barragan dhe Otamendi, ndërsa kjo ishte humbja e parë për Realin pas 22 fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet. Kjo do të thotë se Reali nuk do ta thyejë dot rekordin botëror të fitoreve radhazi, mbajtur nga Kuritiba e Brazilit, me 25 të tilla.