e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Steven Gerrard do te largohet nga Liverpuli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Steven Gerrard do te largohet nga Liverpuli

Tashmë është zyrtare. Steven Gerrard do të largohet nga Liverpuli në fund të këtij sezoni. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti dhe klubi nga Anfield. Në fund të sezonit, kur do t’i përfundojë kontrata me djajtë e kuq, ish-mesfushori i Anglisë, pritet të transferohet te skuadra amerikane LA Galaxy. Vetë ai e quajti këtë si vendimin më të vështirë të jetës së tij.

"Ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime, diçka për të cilin unë dhe familja ime kemi menduar me ankth për shumë kohë", tha 34-vjeçari.

Gerrard do të njihet si ikona dhe legjenda e paharruar e skuadrës nga Anfieldit, me të cilën ka debutuar në vitin 1998. 34-vjeçari iu bashkua djajve të kuq kur ishte 9 vjeç dhe deri më tani, ai ka luajtur 695 ndeshje, ka shënuar 180 gola, si dhe ka fituar 10 trofe.