e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiptari i kombetares gjermane

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptari i kombetares gjermane

Përveç shqiptarëve që do të luajnë me kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës “Brazil 2014”, mund të ketë dhe një lojtar shqiptar në kombëtaren gjermane. Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin, i cili luan tek ekipi i Sampdorias në Seria A, në Itali. 22-vjeçari është thirrur në ekipin provizor të kombëtares gjermane për “Brazil 2014”.

Një lajm i tillë ka bërë bujë më shumë në Angli sesa në Shqipëri. Kjo për shkak të një historie të tij me trajnerin e shkarkuar të Mancherster United, David Moyes. Mustafi ishte pjesë e Evertonit para se të kalonte me çmim zero tek ekipi Italian. Kjo pasi Everton me urdhër të Moyes e la të lirë lojtarin.  Një vendim të tillë ai e mbrojti duke thënë se, lojtari nuk ishte mjaftueshëm i mirë për Evertonin, ndërsa sot 22-vjeçari është një nga mbrojtësit më premtues.

Mustafi, që është me origjinë shqiptare ishte pjesë e ekipit U-17 në Kupën e Botës së vitit 2009. Roli i tij ka qenë jetësor për Sampdorian këtë sezon pasi ka luajtur 31 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai duhet të tërheqë më shumë vëmendje sesa mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker dhe ai i Bajernit, Jerome Boateng për të zënë një vend për në “Brazil 2014”. Mustafi ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve të të rinjve të kombëtares gjermane, por ai është i lirë të luajë edhe për Shqipërinë.

Emri: Shkodran Mustafi

Ditëlindja : April 17, 1992

Vendlinja: Bad Hersfeld, Germany

Ekipi: Sampdoria (2012- )

Ekipet të mëparshme: Hamburg (2006-09), Everton (2009-12)