e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rendtija e FIFA-s, Shqiperia nuk ndryshon pozicion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rendtija e FIFA-s, Shqiperia nuk ndryshon pozicion

Fifa ka publikuar renditjen e re për ekipet kombëtare, ku Shqipëria vazhdon të mbetet në vendin e 70 edhe për këtë muaj. Gjatë muajt të fundit, periudhë në të cilën referohet ky rankim, ekipi ynë kombëtar nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje miqësore duke mos ndyshuar pozicion. Ndryshime të pakta kanë ndodhur në renditjen e fundit. Spanja, Gjermania dhe Portugalia vazhdojnë të ruajn tre vendet e parë, ndërsa Brazili është ngjitur dy pozicione duke u renditur në vendin e katërt. Kundërshtarët e Shqipërisë për eleminatoret e europianit 2016 nuk kanë ndryshuar gjithashtu pozicion. Belgjika, Danimarka, Serbia dhe Armenia vazhdojnë të renditen përkatësisht në vendin e 12, 23, 30, dhe 33. Sa i përket dy kundërshtarëve me të cilët Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore në muajt maj-qershor Rumaninsë dhe Hungarisë, kanë humbur nga një pozicion duke u renditur në vendet 32 dhe 45.