e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gerrard: Suarez eshte lojtari me i mire me te cilin kam luajtur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gerrard: Suarez eshte lojtari me i mire me te cilin kam luajtur

Steven Gerrard ka thënë se shoku i tij i skuadrës Luis Suarez është lojtari më i mirë me të cilin ai ka luajtur. Suarez ka treguar një formë të jashtëzakonshme tek Liverpool këtë sezon, duke shënuar 31 gola në 32 ndeshje. Kontributi i uruguajanit është vlersuar edhe në ndarjen e çmimeve të klubit të martën, kur ai fitoi çmimin si lojtari i vitit. Pas kësaj ceremonie kapiteni anglez Gerrard ka theksuar rëndësinë që ka mbajtja e 27 vjeçarit në Anfield. “Luis duket i qartë në këto moment. Ka fituar gjithçka dhe ne jemi të lumtur që kemi në skuadër një talent të klasit botëror si Luis, i cili po na ndihmon të bëjmë gjëra të mëdha dhe të jemi të suksesshëm.” “Prej një kohe të gjatë ai është lojtari më i mirë që unë kam luajtur dhe kjo nuk është mungesë respekti ndaj askujt sepse në klub kanë qënë disa lojtarë të mirë, por Suarez mund të bëjë shumë gjëra. Ai është i ndryshëm nga shumica e futbollistëve. Nuk kam pse ta lavdërojë këtë talent, ju mund ta shihni në fushë, ai është një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë. Ka disa zhgënjime përreth, por nëse Luis qëndron këtu për disa vite mendojë se do kemi vërtet netë të mëdhaja”, ka deklaruar Gerrard.