e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiperia 'zbret' 15 kate, Superiorja ne vendin e 80-te…

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiperia 'zbret' 15 kate, Superiorja ne vendin e 80-te…
Superiorja renditet në vend të 80-të në botë për sa i përket kampionateve më cilësore. Pas një viti nën dominimin e Skënderbeut; pas shterimit gjithnjë e më shumë të talenteve; pas problematikës financiare të klubeve dhe për më tepër pas damkosjes nga trukimet, kampionati shqiptar humbet plot 15 pozicione në renditen e përgjithshme. Në renditjen botërore të ligave më kompetitive, Superiorja humbet 15 pozicione nga renditja e mëparshme. Për vitin 2011, kampionati ynë pozicionohej në vendin e 65-të ndër 100 ligat më të mira në botë, teksa vendin e parë e ka sërish kampionatin spanjoll.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Internacionale e Futbollit, Histori dhe Statistika. Kjo e fundit ka përzgjedhur 100 kampionatet më të rëndësishme në botë dhe duke u bazuar në një sërë kriteresh ka bërë edhe klasifikimin e përgjithshëm. Kriteri kryesor është lufta për titull e skuadrave. Kompetiviteti në kampionatin shqiptar mes Skënderbeut, Teutës dhe Tiranës gjatë sezonit të shkuar, si dhe dominimi që ka ushtruar skuadra korçare gjatë fazës së parë të këtij sezoni ka bërë që kampionati ynë të humbë terren në këtë renditje. Pra, përveç luftës së pastër për titullin kampion, në renditjen e IFFHS-së një rol të madh luan edhe ana ekonomike dhe “fair-play” financiar.

Kampionati shqiptar në këtë klasifikim ka arritur të marrë 261 pikë, duke lënë pas liga si ajo e Kuvajtit, Afrikës së Jugut, Kamerunit, Kongos, Indisë, Vietnamit, Jordanisë, Singaporit etj. Me pak fjalë, janë kryesisht kampionate problematike në shumë aspekte dhe që i përkasin kontinentit afrikan ose aziatik. Kriter tjetër është edhe numri i futbollistëve nga këto kampionate që luajnë me skuadra kombëtare, si dhe zbulimi dhe evidentimi i talenteve të së ardhmes. Pikërisht në këtë pikë, Superiorja është deficitare.

Fakt është se në skuadrat kombëtare U-17, U- 19 dhe U-21, lojtarët vijnë kryesisht nga skuadra jashtë Shqipërisë, kjo natyrisht për shkak të shterpësisë së kampionatit shqiptar. Por, ajo që mund të ketë ndikuar më shumë te një ulje drastike e Superiores janë edhe dosjet për ndeshje të dyshuara si të trukuara të UEFAs si dhe raporti i “Sport Radar”- it, i cili e konsideronte Shqipërinë me kampionatin më të trukuar në Europë. Kjo gjë ul ndjeshëm besueshmërinë e garës në kampionat dhe natyrisht edhe vlerësimin për të.

NR. SHTETI PIKË
1. SPANJA 1283
2. BRAZILI 1057
3. GJERMANIA 1037
4. ITALIA 1034
5. ANGLIA 1007
6. ARGJENTINA 919
7. FRANCA 880
8. HOLANDA 738
9. PARAGUAI 712
10. KILI 711
………………..
27. JAPONIA 481
28. A.SAUDITE 475
29. QIPRO 470
30. NORVEGJIA 456
31. PERUJA 445
32. KROACIA 414
33. SUEDIA 404
34. MOLDAVIA 403
35. SUDANI 401
……………………………………
50. KUVAJTI 352
51. POLONIA 352
52. LETONIA 342
53. LETONIA 342
54. UZBEKISTANI 339
55. SLLOVAKIA 339
56. MAROKU 338
57. FINLANDA 336
58. EBA 336
59. ESTONIA 330
60. NIGERIA 329
…………………………….
64. MAQEDONIA 311
65. GANA 303
66. ANGOLA 301
67. ZIMBABVE 300
68. BULLGARIA 296
………………………………….
80. SHQIPËRIA 261
81. KATARI 260
82. AFRIKA J. 260
83. KAMERUNI 256
84. AZERBAJXHAN 250
85. KONGO 246
……………………………………
92. PANAMA 223
93. ISLANDA 218
94. NIKARAGUA 217
95. IRAKU 213
96. JEMENI 206
97. LUKSEMBURG 200
98. HONG KONG 197
99. INDONEZIA 192
100. BAHREIN 18