Seks me vajzën 14-vjecare që e njohu në Facebook, futbollisti në telashe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një futbollist 22-vjeçar suedez ka përfunduar në telashe të mëdha, duke qenë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene. Miiko Albornoz, lojtar i Malmoe dhe kombëtares U 21 të Suedisë, është njohur me një 14-vjeçare në Facebook, me të cilën më pas ka bërë seks. Kjo ka ndodhur verën e kaluar. Tashmë ndaj tij kanë nisur hetimet dhe pritet që të gjykohet, ndërkohë që klubi ka bërë të ditur se e ka pezulluar. Vetë 22-vjeçari e ka pranuar faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por mohon ta ketë ditur që ajo ishte minorene. Ai rrezikon disa vite burg tashmë.