e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiperia, organizatore e Boterorit te Aeronautikes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiperia, organizatore e Boterorit te Aeronautikes

Shqipëria do të jetë vendi organizator i kampionatit të ardhshëm botëror të aeronautikës. Lajmi është bërë publik ditën e diel, pasi FAI, Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës, ka pranuar kandidaturën e Federatës Shqiptare të këtij sporti, për të qenë pikërisht kjo e fundit organizatore e Botërorit të ardhshëm. Siç bëhet e ditur, Shqipëria pritet të marrë pjesë në këtë kampionat botëror me “Albania Open”. Në garë për Botërorin e Aeronautikës të vitit 2017, siç raportohet në faqen zyrtare të FAI, kanë qenë Shqipëria dhe Kina.