Ne Gjermani 'cmenden' per Mehen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
ELOZHET E MEDIAVE
“Kicker”: Meha, specialisti i goditjeve
“Ruhr Nachrichte”: Bohumi hipnotizohet nga magjia standarde e Mehës
“Westfalen-Blatt”: Meha dopietë,ngjit Paderbornin në Bundesligë
“T-Online”: Meha si Robin Hudi i Paderbornit
Eurogolat e Alban Mehës nga goditjet standarde kanë “çmendur” tifozët e Paderbornit. Tashmë mesfushorit të Kombëtares shqiptare i është vënë epiteti “magjistar”. Pas dopietës ndaj Bohumit të shtunën, në fundin e ndeshjes, gjithë stadiumi thërriti emrin e tij, ndërsa Meha u ngjit në tribunën e ultrasve dhe këndoi me tifozët. Ndërkohë, dje për mediat gjermane mesfushori ka folur për startin e vështirë të sezonit, por edhe për situatën që po kalon. “Pata probleme në fillim, pasi u dëmtova. Jam i lumtur që tani kam rigjetur formën time më të mirë fizike dhe po e ndihmoj ekipin që të ketë një ecuri pozitive.
Sigurisht që është diçka e rëndësishme kur shënon, por bëhet akoma më e bukur kur ia dhuron triumfin Paderbornit. Luftojmë për t’u ngjitur në Bundesligë dhe duhet të bëjmë sa më pak gabime”, – deklaroi Meha. Mesfushori ka folur pak edhe për shortin e Kombëtares shqiptare. “Sigurisht që nuk është i lehtë, por ne do të kërkojmë maksimumin tonë”. Ndërkohë, drejtori teknik i Bokumit, Kristian Hoshstater, skuadrës që Meha i shënoi dy gola, ka thënë: “Paderborni ka një futbollist të shkëlqyer si Meha. Ai është forca e vërtetë e këtij ekipi. Është e pamundur që ndaj tij të evitosh golin kur ka goditje dënimi”.