Shqiperia mund te ishte e para e Grupit I

'Shqiperia mund te ishte e para e Grupit I'

E përditshmja italiane "La Repubblica" i shkruan suksesit të Kombëtares sonë ndaj Armenisë, por edhe ngritjes së skuadrës kuqezi nën drejtimin e Xhani De Biazit.

“Shtatë pikë në katër ndeshje, po aq sa Danimarka dhe dy më pak se Portugalia. Në këtë mënyrë e nis shkrimin e saj dedikuar përfaqësueses shqiptare e "La Repubblica", që i bën jehonë paraqitjes së kuqezinjve në eliminatoret e Europianit 2016.

Ajo shkruan se Shqipëria mund të kishte dhe më tepër pikë në renditje nëse nuk do të kishin ndodhur dhe ngjarjet e turpshme të Beogradit, aq sa mund të ishte ajo në krye të Grupit I. “Në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë, ëndrra për kualifikimin në Euro 2016 është reale dhe konkrete, për meritë dhe të Xhani De Biasit, që drejton kuqezinjtë që prej vitit 2011”, thuhet në shkrimin e “La Repubblica”.

Në një prononcim për mediat italiane, De Biazi kërkoi të qëndronte me këmbë në tokë duke theksuar se Shqipëria do të provojë të përkundë këtë ëndrrën deri në fund duke kërkuar nga lojtarët që të vlerësojnë çdo ndeshje si një finale. Tekniku italian iu rikthye edhe ngjarjes së Beogradit duke deklaruar se humbja 3-0 në tavolinë me Serbinë, i ndjek ende, aq më tepër që ende nuk e di pse u dha ai vendim në dëm të Shqipërisë.

De Biasi nuk i kursen as ironitë kur thotë se Shqipëria është penalizuar ndoshta sepse nuk u arratis nga fusha. Duke qenë se pikërisht Serbia është e fundit në grupin tonë me vetëm 1 pikë, De Biasi deklaroi se teknikisht serbët janë skuadra më e mirë e grupit tonë dhe është e vështirë të kuptohet se pse ka kaq shumë vështirësi në marrjen e rezultateve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama