Analiza e ndeshjes me Armenine

Analiza e ndeshjes me Armenine

Per te analizuar ndeshjen ne kendveshtrimin tim modest, mendoj se De Biazi e kishte marre me frike sfiden duke bere nje formacion defensiv. Linja e krahut te majte u prish me mungesen e aktivizimit te Lenjanit, ku Agolli i vetem e beri detyren mjafte mire, por imagjinoni nese ishte edhe Lenjani nga fillimi…

Cilesite e Xhakes nuk vihen ne diskutim, por krahu i majte eshte nje mision i pamundur per te. Pozicioni ne pjesen e dyte ne qender te mesfushes e kthehu ne identitet lojtarin e Bazelit.

Ne krahun e djathte Hysaj nuk ka treguar te njejten performance qe jemi mesuar ne ndeshjet e fundit.
Ndersa Roshi ne aksione sporadike shfaqej ne krah.

Per te analizuar qendren e mesfushes, mendoj se ishte pika me e dobet e Shqiperise ne kete sfide, pasi nga aty u humb edhe erdhi edhe goli i kundershtareve.

Abrashi jo vetem qe gaboi pasime, por edhe raste perpara porte. Kukeli i pergjumur dhe jo luftarak, ngeli pike e dobet e mesfushes deri ne fundin e lojes, per kete arsye De Biazi kishte gati “karten” Basha duke e mbajtur ne nxemje, por qe trajneri itaian mendoi me shume per sulmin duke aktivizuar Lenjanin, Gashin (cuditem si mund te rrij ne stol nje lojtar i tille) dhe Salihin.

Keto zevendesime ia ndryshuan fytyren lojes ne pjesen e dyte, ku te ndimuar edhe nga kartoni i kuq i kundershtarit, arritem fitoren e madhe.

Memushaj eshte nje lojtar qe i eshte dhene dora me teper nga c’duhet ne kombetare dhe sic thote edhe kenga e madhe: Pranvera me nje lule jo nuk vjen! Edhe nje performance e tij ndaj Italise nuk mjafton per te zene nje vend ne kombetare, ku konkurrenca aktualisht eshte maksimale.

Kujdes! Po harrohet nje lojtar si Kace, i cili i jep dinamike mesfushes dhe qarkullimit te topit, gje te cilen e vuajtem sidomos ne pjesen e pare, teksa mosposeidimi i topit nuk i jepte frymarje skuadres sone.
Lojtare si Kukeli dhe Abrashi apo Memushaj, personalisht i shikoj mese te zevendesueshem, teksa konkurrenca eshte me emra te tille si Meha, Basha, Kace, etj…

Por te mos harrojme edhe Ramen nga krahu i majte, i eklipsuar nga nje super Lenjani, qe tregoj serish De Biazit se stoli nuk eshte per te, pasi nr.3 i kombetares ishte protagonist duke detyruar kundershtarin te marre kartonin e kuq, por edhe asistin per Gashin tek goli i dyte.

Ne mbrojtje Mavraj eshte nje lojtar elegant, per te cilin e kam thene pa ekzageruar, se kur shikoj Boneren tek Milani, mendoj se Mavraj mund te luaj pa frike ne SERINE A. Daljet e tij me topin nderkembe ndalenin vetem nga faullet ekundershtareve. Goli ishte qershia mbi torte. Autogoli? Ndodh ne futboll.

Cana nga vetbesimi i tepruar ndonjehere hidhet ne aventure, si p.sh goli i Armenise qe padyshim gaboj ne nderhyrjen e tij duke mos qene ne linje me qendermbrojtesin tjeter ne momentin e aksionit te golit. Por nuk ia vlen te diskutohen cilesite e tij, pasi padyshim eshte lojtari me i mire qe kemi.

Ansi Agolli duket se rinohet nga ndeshja ne ndeshje, krose te sakte, markim perfekt te kundershtarit, luftarak, grintos! Cfare duhet te beje me teper mengjarashi me nr.7?

Berisha eshte siguri, por nje moment na beri me zemer te ngrire.

Ne fund Sokol Cikalleshi, kavajasi qe po tregon se ka te ardhme ne sulmin kuqezi, por nje keshille nga nje mik i mire, do ti thoshte ne vesh (fjalet e veshit thuhen sheshit) qe s’duhet ta mbaj topin ndonjehere me teper nga c’duhet!
Por kavajasi eshte i pafat me shtyllat, duket se duhet te vendosi nje 2 mij leksh ndeshjen tjeter tek porta per te thyer tersin.

Futbolli ndaj eshte i bukur se ka keto caste emocionale, por ndonjehere per kombetaren emocionohemi me teper nga c’duhet dhe mund te gabojme ne konkluzione, por e rendesishme eshte fitorja e kombetares dhe shpresojme qe ne France te valvitet flamuri kuqezi duke u futur ne historine e futbollit Europian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama