Shqipëria merr fitoren e parë në Europian, lë pas Turqinë e Gjermaninë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit janë cilësuar si më të bukurat e Europianit, duke lënë pas Turqinë dhe Gjermaninë.
Një sondazh i kryer nga portali gjerman "Sport1", i rendit fanellat e reja në krye.
"Fituesi i parë i kampionatit Evropian është i sigurt: Fanella e Kombëtares shqiptare të futbollit është zgjedhur si fanella e parë më e bukur e turneut",-shkruan "Sport1", duke theksuar se më pas vjen fanella e Turqisë për ndeshjet me jashtë dhe më pas fanella e Gjermanisë.
"26.000 vota shkuan për Shqipërinë, 24.000 të pasionuar të futbollit votuan në favor të Turqisë. Ndërsa Gjermania përfundoi në vendin e tretë me 4.600 vota",-shkruan gazeta gjermane.
Në vendin e katërt renditet Franca (3200) dhe Belgjika (1900). Ndërsa dy vendet e fundit mbahen nga Sllovakia (286) Dhe Ukraina (284) vota.




