Përmbys Shqipëria, Manaj dhe Prenga fundosin Hungarinë (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kombëtarja Shpresa ka mposhtur sot 2-1 homologët e Hungarisë në "Elbasan Arena". Ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Europianit në grupin e katërt ka folur për djemtë e drejtuar nga Redi Jupi.
Një pjesë e parë jo fort e mirë pasi futbollistët kanë pasur vështirësi në ndërtimin e aksioneve, ndërkohë që edhe fillimi i 45´ të dyta ishte po i tillë, pasi Gera kaloi në avantazh miqtë.
Pas golit të pësuar, kuqezinjtë mblodhën forcat dhe arrinë të përmbysin gjithçka me Manajn dhe Herdi Prengën, të cilët i dhanë triumfit ekipit kuqezi.
Një ndeshje e cila tregoi edhe karakter dhe forcë për kuqezinjtë e vegjël, të mbushur plot me kualitete. Tashmë ekipi ngjitet shqiptar përkohësisht në vendin e dytë në rënditjen e grupit të katërt, me 12 pikë. Dy përballjet e fundit për ekipin e Jupit janë ndaj Greqisë dhe Izraelit në transfertë
Goli i Herdi Prengës:
Goli i Manajt:
MINUTAT:
85´ Goli i dytë ka sjellë qetësi te lojtarët e Jupit që tashmë administrojnë rezultatin.
79´ GOOOL PRENGA. Përmbyset rezultati. Latifi kroson bukur nga e majta dhe dhe Prenga i vetëm përballë portierit e shtyn topin në rrjetë. 2-1 dhe kuqezinjtë në avantazh.
75´ Shqipëria merr zemër pas golit të Manajt dhe vijon me sulmet e njëpasnjëshme.
70´ Sërish pranë golit Shqipëria, por pret në momentin e fundit portieri hungarez.
68´ GOOOOOL MANAJ. Rrëmujë në zonën hungareze. Latifi godet, por bllokohet topi nga një mbrojtës në vijën fatale dhe kthehet sërish te ai, kësaj here mesfushori shërben për Manaj i cili godet dhe shënon. 1-1
59´ Sërish Hungaria në sulm, kuqezinjtë janë shokuar nga goli i pësuar dhe nuk po organizohen dot.
55´ GOL Hungaria. Një kasion nga krahu i majtë i sulmit, Hoxhallari nuk e largon dot topin si duhet dhe shënojnë hungarezët me anë të Gerës.
49´ Latifi kroson drejt zonës, futbollistët tanë përpiqen me kokë, por asnjë rrezik.
48´ Rei Manaj merr një pasim dhe avancon drejt portës i vetëm, pengohet dhe ka faull në dëm të tij.
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Hungari 0-0
43´ Bare kroson për Manajn nga krahu i djathtë, sulmuesi përpiqet me kokë, por nuk arrin.
40´ Tjetër goditje e hungarezëve, por mbi traun e portës.
37´ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, Cekici provon goditjen, por topi përplaset në mur dhe nuk sjell asgjë.
32´ Shqipëria e paqartë në lojën e saj, ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
27´ Tjetër goditje nga larg e hungarezëve, sërish përfundon mbi traun e portës
24´ Kuqezinjtë kanë humbur terren, Hungaria duket më e rrezikshme në këto minuta.
20´ Manaj përfiton nga një gabim, por shpërdoron pasi godet keq dhe lehtë.
18´ Loja është balancuar sërish, edhe hungarezët kanë filluar të dalin përpara duke sulmuar.
16´ Kundërpërgjigjen hungarezët, vjen një goditje nga brenda zone, topi kalon pak fare mbi traun e portës së mbrojtur nga Strakosha.
14´ Rast i mirë për Shqipërinë, Manaj kombinon bukur me Latifin, por ky i fundit nuk e pason sërish te sulmuesi dhe e kthen mbrapa te Cekici i cili gjuan keq dhe shpërdoron.
11´ Kombëtarja shqiptare, po luan mirë, qarkullon topin, ushtron trysni, dhe sulmon vazhdimisht.
08´ Pranë golit Shqipëria, Latifi merr një pasim në krahun e djathtë, i afrohet zonës dhye gjuan bukur, por topi kalon pak fare mbi traun e portës.
06´ Kuqezinjtë duken më kërkues, Bare provon nga distanca, por shumë metra larg portës së Nagy.
04´ Takimi ka nisur i qetë, të dyja skuadrat përpiqen të kontrollojnë sa më shumë topin.
01´ Ka nisur sfida, topin e parë e luajnë shqiptarët.
LIVE' Shqipëri-Hungari 2-1
Golat: Manaj 68´ Prenga 79'/ Gera 55´
Formacionet
Shqipëria: Strakosha, Hoxhallari, Lulaj, Rrahmani Prenga, Bare, Cekici, Laci, Durmishi, Latifi, Manaj
Hungaria: Nagy, Hangya, Boba, Vida, Gera, Kalmar, Keckes, Zsoter, Balogh, Bese
Gjyqtar: Iouri Baskakov (Rusi)