Fitorja ndaj Hungarisë, Jupi: Ekipi tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri Shpresa, Redi Jupi, u shpreh u kënaqur me lojën e treguar nga ekipi ndaj Hungarisë, duke thënë se në skuadër ka futbollistë mjaft cilësorë.
Ekipi i Shpresave fitoi mbrëmjen e së hënës me rezultatin 2-1 ndaj Hungarisë. Ndeshja e luajtur në "Elbasan Arena" tregoi një skuadër që reagon edhe pas kalimit në avantazh.
"Ky grup vlen dhe mund të tregojë shumë gjëra, por duhet t'i lihet koha e duhur. Ata treguan se mund të bëjnë shumë gjëra të mira. Mendoj se tani jemi në momentin e duhur",-deklaroi Redi Jupi për "TVSH".
I pyetur se cilët nga futbollistët shikon më afër Kombëtares A, trajner i i shpresave tha se 'disa nga këta janë pjesë e Kombëtares, por problemi është që ekipi A ka lojtarë shumë cilësor. Futbolli nuk mbaron me Europianin. Shpresoj të futen në momentin e duhur'.
Fitorja e Shpresave vjen në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2017". Pak ditë më parë shpresat barazuan 0-0 po në "Elbasan Arena" ndaj Greqisë.