e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rei Manaj mesazh De Biazit dhe Mançinit te Interi (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rei Manaj mesazh De Biazit dhe Mançinit te Interi (VIDEO)

Goli i shënuar mbrëmjen e së hënës nga Rei Manaj për Kombëtaren e Shpresave ndaj Hungarisë është komentuar edhe në mediat italiane.

Sipas portalit "Inter-news", sulmuesi i çoi një mesazh të qartë skuadrës së tij, Interit dhe Mançinit, por sidomos trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazit.

10366072_608089832676378_2184911252163865424_n"Prezantim i rëndësishëm për Rei Manajn me fanellën e Kombëtares U-21. Sulmuesi i Interit qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 69´",-shkruan portali italian.

Kombëtarja e shpresave mori tri pikë mjaft të vlefshme në rrugën për kualifikimin në "Euro 2017". Pas golit të Manajt, Herdi Prenga përmbysi rezultatin për kuqezinjtë në minutën e 79´ dukë i dhënë fitoren shpresave në "Elbasan Arena".