Rivalët e kuqezinjve, në superformë para Europianit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nga Rumania që ndal Spanjën Kampione të Europës në fuqi te Franca që mposht Holandën në Amsterdam. Miqësoret e para zyrtare të kundërshtarëve të Shqipërisë në kanë konfirmuar momentin e mirë që po kalojnë veçanërisht rumunët dhe "gjelat".
Nëse me francezët kemi zhvilluar dy miqësore gjatë vitit të kaluar, duke fituar në "Elbasan Arena" dhe barazuar në Paris, tashmë kundërshtari që në letër duket si më i mundshmi për t'i marrë pikë në Europian, po bëhet gjithnjë e më i pathyeshëm.
Rumania ka 17 ndeshje radhazi që nuk humbet (miqësore dhe eliminatore) dhe forcën e tregoi ndaj Spanjës në barazimin pa gola tre ditë më parë.
Nga ana tjetër, Zvicra humbi 1-0 ndaj Irlandës në miqësoren e parë për këtë vit. Kundërshtari i parë i kuqezinjve në Europian, përtej humbjes minimale, bëri një paraqitje të mirë. E veçanta është se në prag të Europianit, të zotët e shtëpisë kanë "punësuar" disa spiunë.
Sipas mediave franceze, federata e kësaj të fundit ka urdhëruar trajnerët e Kombëtareve U-17, U-19 dhe U-21 të vëzhgojnë në çdo kohë përgatitjet e Shqipërisë, Zvicrës dhe Rumanisë, për t'i dhënë informacionin e duhur trajnerit Didier Deshamp.