Shqiperia e 57-a, Holanda zbret nga froni Spanjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja në miqësoren me Malin e Zi ka bërë që Shqipëria të ngjisë dy vende në renditjen e FIFA-s. Pas triumfit 3-2 në Shkodër, tashmë skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe renditet e 57-ta në klasifikimin botëror, ndërsa disfata i ka kushtuar malazezëve zbritjen nga vendi i 17-të në të 19-in. Për sa i takon rivalëve të kuqezinjve në Grupin D të Euro 2012, Franca mbetet e 15-ta, vend të cilin e ndan me Bregun e Fildishtë, Bosnje-Hercegovina është ngjitur me dy shkallë në vendin e 39-të. Rritje me një shkallë ka pasur edhe Bjellorusia, që tashmë renditet e 41-ta, Rumania zbriti me një pozicion, e tashmë është e 54-ta, ndërsa Luksemburgu, kundërshtari i Shqipërisë më 6 shtator, qëndroi në vendin e 128-të.
Ndryshim të rëndësishëm ka pasur në krye të renditjes së FIFA-s. Holanda ka zbritur nga froni Spanjën, kampione të botës dhe Europës në fuqi: “Furia e Kuqe” vuan disfatën në miqësoren me Italinë. Gjermania mbetet në vendin e tretë, ndërsa Anglia e Fabio Kapelos ngjitet në vendin e katërt. “Top 10” plotësohet nga Uruguai, Brazili, Italia, Portugalia, Argjentina dhe Kroacia.