e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqipëria, bronz në turneun e Kroacisë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria, bronz në turneun e Kroacisë

Federata Shqiptare e Mundjes mori pjesë me ekipin greko-romak në turneun ndërkombëtar "Adriatik" të organizuar nga Federata Botërore në Porec të Kroacisë. Pjesë e kombëtares ishin Jurgen Uku (pesha 60 kg) dhe Boris Frrokaj (pesha 74 kg). mundjeMundësi Uku siguroi vendin e 3-të (medaljen e bronzit), ndërsa Frrokaj, edhe pse nuk arriti të ngjitej në podium, zhvilloi një garë tepër të fortë duke i dhuruar emocione këtij përfaqësimi. Në këtë aktivitet merrnin pjesë 30 shtete pjesëmarrëse.

Pjesë e delegacionit ishin trajnerët Orges Liçaj e Ilir Cani, gjyqtari Spartak Muho dhe sekretari i FSHM-së Ndriçim Spahiu. "Mund të themi me bindje të plotë se mundja greko-romake pas këtyre rezultateve po vjen në lartësinë dhe shkëlqimin e duhur, të cilin nuk e ka pasur prej një kohe të gjatë", deklaroi sekretari Spahiu.