e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prapaskenat/ Ja si u shkarkua Sinisha Mihajloviç nga Milani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prapaskenat/ Ja si u shkarkua Sinisha Mihajloviç nga Milani

Silvio Berluskoni e mbajti fjalën duke e shkakruar trajnerin serb, Sinisha Mihajloviç. Vendin e tij e ka zënë Kristian Broki që deri tani ka drejtuar skuadrën e dytë (primavera) të Milanos.fillojn-euml-krisjet-e-para-berlusconi-mihajlovic_hd Mediat italiane kanë publikuar sot edhe prapaskenat e largimit të Mihajloviçit ku thuhet se ka mjaftuar vetëm një telefonatë për t'i komunikuar trajnerit largimin e tij.

Flitet se Berluskoni ka zgjedhur të mos bëjë bisedime të gjata me serbin, por ka preferuar ta marrë në telefon dhe ti thotë se nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e Milanit. Pasditen e sotme, do të zyrtarizohet edhe ardhja e Brokit në stol.