e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shperthejne polemikat per aktivizimin e Mesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shperthejne polemikat per aktivizimin e Mesit
Shtypi spanjoll ka shpërthyer në kritika ndaj stafit drejtues të Barcelonës, pas humbjes së thellë 4-0 me Bajernin. Aktivizimi i Lionel Mesit në gjendjen e tij jot ë mirë, siç u duk edhe në fushë, ka shkaktuar polemika të shumta.Vetë menaxheri i argjentinasit e pranoi se Mesi nuk ishte në formën e tij më të mirë.

“Babai i Mesit më tha në drekë se nuk ishte në gjendje për të luajtur”, tha Zhozep Maria Minguella.Por, pavarësisht se praktikisht Mesi e la ekipin me 10 vetë në fushë, vetë argjentinasi është shprehur se ishte në gjendje të mirë dhe mund të luante. Ai ndërkohë u shpreh se tashmë Barcelona duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm.

“Ishin më të mirë se ne, shumë më të fortë. Ata na mundën në çdo aspekt, ishin superiorë. Unë kisha shumë kohë që nuk luaja por e ndjeja veten mirë para takimit ndaj vendosa të isha i gatshëm. Përmbysja është shumë e komplikuar. Do të provojmë ta bëjmë edhe pse Bajern është një ekip shumë i mirë. Tani duhet të ngremë kokën, të fitojmë kampionatin dhe të provojmë përmbysjen. Nëse nuk mundemi, do të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, tha Mesi.