e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dy penallti te padhena dhe 3 gola te parregullt

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy penallti te padhena dhe 3 gola te parregullt
Arbitrim skandaloz në supersfidën e djeshme. Bajernit të Mynihut iu mohuan dy penallti për prekje të topit me dorë. Në rastin e parë ishte Pike që prekte topin, pas gjuajtjes së fuqishme të Lahmit. Ndërsa hera e dytë kishte për protagonist Dani Alveshin, pas goditjes me kokë të Dantes brenda zonës. Gjithsesi, Kasai nuk akordoi asnjërën prej tyre. Por nuk u mjaftua me kaq, pasi tre gola të bavarezëve ishin gjithashtu të parregullt.

Në aksionin e golit 1-0, Dante shkaktoi faull ndaj Dani Alveshit, duke i vendosur duart mbi shpinë gjatë kërcimit. Goli i 2-0 ishte në pozicion jashtë loje, pikërisht të autorit Mario Gomez. Ndërsa ai i Robenit ishte akoma më skandaloz, pasi Myler shkaktoi faull qartazi ndaj Zhordi Albës brenda zonës, çka favorizoi holandezin.