e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barcelona, 16 vite qe nuk humbet 4-0 ne Champions

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona, 16 vite qe nuk humbet 4-0 ne Champions
Ndodh shumë rrallë që Barcelona të humbasë me një rezultat 4-0, siç ndodhi në mbrëmjen e djeshme kundër Bajernit të Mynihut. Në fakt, hera e fundit që katalanasit kanë pësuar një disfatë të tillë ka ndodhur në vitin 1997, kur mundeshin nga Dinamo e Kievit, ndeshje e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Faktikisht mundeshin pikërisht në fushën e tyre dhe heroi i ekipit ukrainas ishte Andrij Shevçenko, i cili shënoi tre gola, ndërsa Rebrov vulosi “pokerin”.

Hera paraardhëse ka qenë ajo kundër Milanit, në finalen e Champions-it, në vitin 1994. Ndërkohë, është gjithashtu e rrallë që Barça të pësojë katër gola në portën e saj në Ligën e Kampioneve. Rasti i fundit që ka ndodhur daton në vitin 2005, në ndeshjen e luajtur në Londër, kur Çelsi fitonte me rezultatin 4-2.