e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bobi Carlton: Ferguson, trajneri me i madh i te gjitha koheve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bobi Carlton: Ferguson, trajneri me i madh i te gjitha koheve
Legjenda e Mançester Junaited, Bobi Çarlton, është shprehur me superlative për trajnerin Aleks Ferguson, pas fitimit të titullit të 20 kampion. Ai është shprehur se Ferguson është padyshim trajneri më i mirë në botë.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm dhe çdo gjë që i nevojitej Mançester Junajtid. Ai ka qenë një sukses i madh dhe trajneri më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Kjo nuk vihet në diskutim.

Ai është një motivues dhe një kontrollues i të gjithë skuadrës. Unë jam i lumtur që mund t’i them që të vazhdojë të punojë ashtu si gjithmonë. Kjo tregohet në paraqitjet dhe golat që po shënon Mançester Junajtid. Kemi shumë golashënues të ndryshëm tani, shumë prej të cilëve janë të rinj, që garantojnë se e ardhmja është e ndritur”, tha Çarlton për skocezin, që gjatë drejtimit 27-vjeçar të Junaited ka arritur të fitojë 13 kampionate.