e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shpend Ahmeti fton kombetaren shqiptare ne Prishtine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shpend Ahmeti fton kombetaren shqiptare ne Prishtine

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar kombëtaren e Shqipërisë të vizitojë Prishtinën, dhe ka përsëritur kërkesën drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të mos shkuar në Beograd. “Shfrytëzoj rastin që publikisht në emër të Komunës së Prishtinës t’i ftojë të vijnë në Prishtinë sa më shpejt. Do të gëzonin shumë njerëz. Për fund, ashtu siç edhe ja thashë në takim kryeministrit Rama, po e them prapë, dhe tani jam edhe më i bindur për këtë - Mos shkoni në Beograd”, ka shkruar Ahmeti.

Këto komente Ahmeti i ka bërë duke ju referuar ngjarjeve të mbrëmshme gjatë dhe pasi Shqipëria luajti sfidën kundër Serbisë, në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016. Komentet në mediat serbe të cilat kanë marrë më së shumti klikime pozitive, janë përplot urrejtje ndaj shqiptarëve, vazhdon më tej postimi I kryetarit të komunës Prishtinë në faqen tij në Facebook. Une nuk ndjej fare urrejtje ndaj serbeve dhe popullit serb. Gatishmërinë tonë si shqiptarë, për fqinjësi të mirë e marrëdhënie normale e kemi treguar tash e shumë herë, bile ja kemi tepruar. Kjo gatishmëri e jona është keqpërdorë tepër shpesh e tepër shumë.

Këtë gatishmëri duhet ta kemi, por kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të pranojmë që dinjiteti jonë të nëpërkëmbet nga fashistë e racistë regjional që nuk lënë popull në Ballkan pa e luftuar. Këtë refuzim të nënshtrimit na e dëshmoj mbrëmë kombëtarja. Për këtë na bënë që të krenohemi. Ndërsa, po e shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje politikanëve shqiptarë që në mënyrë racionale dhe pa emocione të jenë në nivel të detyrës që e kanë. Kombëtarja e ka dhënë një rast ideal që politika e jashtme të jetë një. Që të flasin njëzëri, ofendime, provokime e kërcënime të tilla nuk do të lejohen.